Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se vendi i tij është në presion të madh nga Perëndimi, pasi kërkohet që Kosova të shtyhet drejt organizatave ndërkombëtare.

Në një intervistë për median serbe “Pink”, Daçiç tha se vendet perëndimore harrojnë se në 1999 është kryer agresion ndaj Serbisë, për të cilin askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, nën arsyetimin se ka qenë ndërhyrje humanitare.

“Vendi ynë është në një situatë të rëndë. Shtytja politike e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vazhdon dhe për këtë përdoren mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: