Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në programin e drekës në Neës 24, përballë Ola Brukos dënoi deklaratën e ministres serbe Snežana Paunoviç, e cila deklaroi se nëse do të kishte qenë ajo në vend të Millosheviçit do të kishte bërë spastrim etnik në Kosovë.
Ai tha se deklarata të tilla nuk duhet të nënvlerësohen sepse Ballkani është fuçi baruti dhe kjo paraqet rrezik.
Po ashtu Kulluri tha se kryeministri Edi Rama nuk duhej të kishte bërë shkresë për negociata të përbashkëta me Serbinë për integrimin në BE.

“Ballkanit nuk i thonë kot fuçi bariti, dy luftëra kanë nisur nga Bllakni. Ju e dini sumë mirë përkushtimin për ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe Bosnje.
Kjo deklaratë tregon se Serbia nuk rreshtohet dot me vlerat Europiane dhe nuk ka njohje të Kosovës pa ndryshuar totalisht vullneti politik, ose BE duhet të heqë dorë nga projekti për të përfshirë Serbinë në BE.
Provokimi vjen tani sepse janë në fushatë elektorale. Si ka mundësi që kryeministri ynë bën letër për përfshirje të negociatave të përbashkëta me Serbinë?
Ne s’mund të vijojmë të luajmë kukafshehti, por marrëdhëniet duhet të jenë të pakushtëzuara veçsë me njohjen e Kosovës. Deri para ardhjes së Ramës në qeveri marrëdhëniet me Serbinë kanë qenë pothuajse zero”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb