Serbia do të përballet me Shqipërinë me 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Sulmuesi i serbëve, Aleksandar Katai tregoi këndvështrimin e tij, për sfidën që do luhet në “Arena Kombëtare”.

“Na pret atmosferë e nxehtë, por përmes shumë dueleve në klub, në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, thjeshtë jemi përshtatur me këtë dhe në këtë drejtim nuk mund të ndikojë asgjë.

Përkundrazi, secili lojtar i përshtatet një ambient i tillë. Më mirë se të luhet pa tifozë. Duel i mirë për t’u dëshmuar”, ka thënë Katai për ëebsite zyrtar të federatës serbe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb