Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se Beogradi ka blerë 11 helikopterë luftarakë Mi-35 nga prodhimi rus në një marrëveshje të fundit të prokurimit me Qipron. Masa ka për qëllim forcimin e aftësive të aviacionit ushtarak të Serbisë, sipas Reuters.

Pretendohet se qeveria e Serbisë dhe Qipros kanë arritur një marrëveshje për blerjen e helikopterëve në vitin 2021 me një çmim të pazbuluar, ku një pjesë e pagesës e ka bërë shteti ballkanik përmes eksportit të armatimit të tij të prodhuar në vend. “Ne u kemi paguar më shumë se gjysmën e shumes vëllezërve tanë qipriotë me armët tona… kryesisht me artileri”, tha Vuçiç.

Ndryshe nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore, Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës per pushtimin e Ukraines.

Kohe me pare Presidenti Aleksandar Vuçic deklaroi se vendi do të vazhdojë të armatoset me armë nga Rusia, Kina dhe vende te tjera. “Nëse dikush mendon se ne duhet t’i kërkojmë SHBA-së ose BE-së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë,” deklaroi Vuçiç në nje panairi armësh ne vitin 2021. Serbia kohët e fundit është armatosur kryesisht me avionë luftarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme kundërajrore ndërsa akuzohet për tensionet në veri të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb