Serbia është më e mirë se Shqipëria nëse flasim sa i takon vlerës së lojtarëve.Gjithsesi, për gazetarin Lirim Zalla, kjo nuk ka efekt në një sfidë të tillë.
Zalla, i ftuar në emisionin Log., në News 24 bëri një krahasim, teksa theksoi se edhe Anglia kushton shumë, por nuk fiton prej kohësh.
“Nuk janë dakord me shifrat që thonë që ata janë më mirë. Nuk janë lojtarë të nivelit të lartë, janë nivel mesatar. Trajneri i tyre ka qenë lojtar i madh. Ata kanë dalë më herët se ne në Europë.
Anglia kushton miliarda por nuk ka fituar asgjë prej 100 vitesh. S’ka fituar asgjë, aty le të rrijë, te bregu i lumit.
Trajneri i serbëve Stojkovic- Shumë i zgjuar, nuk i duhet një si Milinkovic Savic” – tha Zalla para sfidës kualifikuese të Botërorit.
(J.S/BalkanWeb)
