Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar në lidhje me një deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku tha se Tajvani është Kinë.

Me anë të postimi në rrjetin social “X”, eurodeputeti Bütikofer u shpreh se Vuçiç luan rolin e tij të preferuar ndaj regjimeve diktatoriale, ndërsa shtoi se me të tilla qendrime, Serbia nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e BE.

“Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, Zero”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: