Pas tronditjes që i shkarkoi Rey Manaj, Serbisë tani i duhet një mrekulli për të qëndruar në lojë në kualifikueset e Botërorit, i duhet pikësëpari të fitojnë përballë Anglisë, një skuadër që është kualifikuar në Botërorin “FIFA2026”, por dhe që i “çmontoi” brenda në Beograd. Pavarësisht këtyre detajeve, trajneri i ri i Serbisë, Vlejko Paunovic beson:

“Ne i dimë të gjitha rrethanat në të cilat ndodhemi dhe që po luajmë kundër një kombëtareje në formën më të mirë. Jam i bindur se ata do të dalin me formacionin e tyre më të fortë. Por unë besoj sepse në kombëtaren tonë kemi shumë lojtarë që luajnë në Premier League dhe në nivele tw larta tw futbollit botwror. Pse të nënvlerësojmë veten? Do të dalim 11 kundër 11, në futboll gjithmonë ka një mënyrë. Kemi punuar dhe jemi përgatitur këto ditë, ka arsye të mira për të besuar sepse e njohim njëri-tjetrin, kemi punuar bashkë edhe në këtë periudhë të shkurtër. Të gjithë e dinë se çfarë pritet prej nesh, sa e rëndësishme është të tregojmë se jemi ekipi i së ardhmes, se mund të konkurrojmë. Anglia është ndoshta një nga skuadrat që do të luajë në gjysmëfinale ose në finale të Kupës së Botës”, theksoi ndër të tjera Veljko Paunović.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb