Antonio Kasano vazhdon të çudisë me deklaratat e tij anormale. Sulmuesi barez i ka shtuar një tjetër seri telenovelës së tij që mesa duket nuk paska fund.
Pasi u zyrtarizua te Verona, ai një ditë më mbrapa ndryshoi mendjen duke deklaruar se do tërhiqej nga futbolli, por sot në një intervistë për “La Stampa” e ka hedhur poshtë mundësinë e “pensionimit” ku treguan se pret oferta deri në muajin shtator dhe dëshiron të gjeje një skuadër ku mund të zbavitet sepse Verona nuk i pëlqeu.
“Në Verona nuk lindi dashuria me shikim të parë, e kuptova menjëherë. Ishte një çështje ndjesie. Mendova që ishte më mirë ta ndërprisja se sa t’i zvarrisja gjërat. Tërheqja? Dua të vazhdoj.
Pranë Xhenoas? Po dhe jo… e njoh prej kohësh familjen Preciozi. Vlerësoj Juriçin, ka zjarr përbrenda tij. Oferta? Deri më sot asnjë. Gjeja më e rëndësishme është që unë të zbavitem, siç kam bërë në 18 vite karrierë.
Entela? Do ishte një sfidë e madhe, të tentonim mrekullinë Seria A. Kam qënë shumë pranë në shkurt, u thashë po, por reflektova gjatë natës dhe nuk ndihesha gati të zbrisja në Serine B. Deri kur pres? Shtator, nëse në atë kohe do të jem në shtëpi atëherë do të tërhiqem përfundimisht.”/panoramasport/
(BalkanWeb)
