Disa vatra zjarri u ndezën në zonën pyjore të qarkut të Korçës gjatë ditës së premte, të cilat përfshinë sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur Guri i Cjapit, në Moravë, Dardhë, Ersekë e Pogradec. Gjate gjithe dites dje u punua nga strukturat e Mbrojtjes Civile, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, sherbimi pyjor dhe banore te zones per menaxhimin e situates, duke fikur plotësisht zjarrin në Radat-Leskovik dhe atë në fshatin Jolle-Pogradec.

U punua edhe për fikjen e zjarrit ne Morave, ku ne ndihme shkuan edhe forcat e detashmentit. Ndersa zjarri ne Gurin e Cjapit, nuk u izolua dot plotësisht dje, ndaj sot në mëngjes shkuan sërish në terren grupet e emergjencave civile, zjarrfikset dhe forcat ushtarake.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që herët në zonat pranë gurit të Cjapit ka qenë prefekti i qarkut Nertil Jole dhe forcat e Detashmentit të ushtrisë. Bëhet e ditur se zjarri ka djegur bimësi të ulët, dhe drurë të prerë në mënyrë të paligjshme, në një sipërfaqe prej rreth 100 ha dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pyjet ne ah dhe pisha. Prefekti bëri të ditur se është në kontakt me kreun e Emergjencave Haki Çako për ndihmë të shtuar në rast emergjence.

Autoritetet në Korcë apelojnë per zbardhjen sa me shpejt të kesaj ngjarjeje që duket e qëllimshme e që rrezikon kurorën e gjelber dhe rezervat pyjore te Korçës. Kërkohet gjithashtu identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: