Tërmeri që ka shkundur klubin e Barcelonës pasurohet me një tjetër seri. Pas akuzave të zëvendës presidentit të dorëhequr, Rousaud, zëdhënësi i Këshillit të Administrimit të klubit, Josep Vives, është përgjigjur në frekuencat e radios “El Larguero”.

“Janë pohime false, nuk ka asnjë provë për një akuzë kaq të rëndë sesa sjellja penalisht e ndëshkueshme. Nuk ekziston kjo gjë dhe sjellja ka qenë korrekte. Mund të jenë bërë gabime, por është tjetër gjë të gabosh dhe tjetër gjë të kryesh shkelje penale. Askush nuk ka futur duart në arkat e klubit. Barcelona është një klub demokratik dhe zakonisht të gjithë jemi për të njëjtin qëllim”.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb