Ish trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dhënë mendimin e tij rreth Serie A.

“Komo ka një filozofi dhe mentalitet të përcaktuar mirë dhe luajnë vërtet si ekip. Mund ta shihni se po e shijojnë lojën. Pastaj kanë Niko Paz, i cili është një lojtar i jashtëzakonshëm. Fabregas ka një mentalitet që përputhet me atë të klubit, presidentit dhe drejtorit sportiv të tij.”

Atalanta po rikuperohet gjithashtu me Rafaele Paladinon: “Sapo ta rikuperojnë Lokman nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Atalanta do ta përmirësojë përsëri situatën. Ata kanë një skuadër të përshtatshme për të arritur në Europë dhe do të thoja se mund të shkojnë edhe më tej, po flasim për Ligën e Kampioneve.”

Lidhur me Bolonjën, Reja thekson se si ata më parë kishin humbur disi vetëbesimin, por tani po rikuperohen, madje duke rikthyer lojtarë kyç si Freluer: “Për sa kohë që ishin të shkëlqyer dhe në gjendje të mirë fizike, mund t’i shihje duke luajtur me shpejtësi të plotë, ishin mbresëlënës.”

Një koment i fundit për Lacion, e cila, sipas Rejas, mund të rikthehet në luftën për Europën: “Ata kanë kaluar një periudhë të vështirë, veçanërisht për shkak të ndalimit të transferimeve, por tani situata duket se është zgjidhur. Dhe ata kanë një trajner të veçantë si Sarrin, i cili është dikush nga i cili mund të presësh gjithçka.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb