Në Serie A, në 8 javët e para ajo që bie në sy është zhdukja e “bomberave”. Ndryshe nga La Liga, apo Bundesliga, ku ligjin e bëjnë numra 9-të si Mbappe apo Harry Kane, në Itali diskutimi është ndryshe. Golashënuesi më i mirë është Orsolini i Bologna-s, i ndjekur nga Nico Paz, Pulisic dhe De Bruyne. Për të gjetur një qendërsulmues duhet të shkojmë në vendin e 5-të ku ndodhet Bonny i Interit.

Napoli, ekipi që udhëheq Serie A, ka shënuar 15 gola në 8 javë, por Hojlund sulmuesi i tyre kryesor ka shënuar vetëm 2 gola. Roma, ekipi i dytë në renditje, mbetet në pritje të Dovbyk, me ukrainasin që ka shënuar vetëm 1 gol. Situata është e njëjtë edhe tek Milan, ku Allegri i falet mesfushorëve, ose sulmueseve të krahut. Lojtari më rendimentin më të mirë është Pulisic me 4 gola, i ndjekur nga Leao me 3, ndërsa Gimenez, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar ende golin e tij të parë këtë sezon.

Shqetësuese është edhe situata e sulmuesve “azzurr”, ku “bomberi” me rendimentin më të mirë është Kean, sulmuesi i Fiores ka shënuar vetëm 2 gola. Shqetësuese është situata edhe në radhët e Juventus, ku golashënuesi më i mirë është Vlahovic me 2 gola i ndjekur nga Davied me 1 gola, shifra këto që patën një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shkarkimin e Tudor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb