Mateo Retegui është njeri i momentit në radhët e përfaqësueses italiane. Përballë Maltës, sulmuesi realizoi golin e tij të dytë në dy ndeshje me fanellën “azzurre”. Retegui është një zbulim edhe për Serie A, ku tashmë është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Sipas Corriere dello Sport, 23-vjeçari pëlqehet shumë nga dy ekipe, Inter dhe Lazio.

Nëse Lazio siguron një biletë për në Champions League sezonin e ri, Retegui mund të jetë përforcimi i madh, në sytë e Tares shihet si pasuesi ideal i Ciro Immobiles.
(BalkanWeb)