Në Serie A, në sfidën e parë për këtë vit, protagonisti kryesorë ishte Berat Gjimshiti, me kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Romës. “Muri” kuqezi ishte i pakalueshëm duke rezultuar në fund lojtari i ndeshjes.
Një ndeshje në një nivel shumë të lartë zhvilloi edhe Ismajli duke udhëhequr Torinon në suksesin 0-3 përballë Verona-s. Mbrojtësi kuqezi dhuroi edhe një asist në golin e tretë. Në përfundim të ndeshjes, Ismajli u vlerësua me notën 8,2, lojtari me notën më të lartë. Asnjë minutë për Asllanin, me mesfushorin kuqezi që qëndroi në stol.
Titullar dhe 90-minuta u aktivizua edhe Ylber Ramadani për Lecce-n në barazimin 1-1 që ekipi i tij arriti në transfertë përballë Juventus. Ramadani u vlerësua me notën 6,6.
Rikthehet në ekip në këtë fillim viti edhe Elseid Hysaj. Anësori kuqezi qëndroi në stol për 90-minuta në takimin kundër Napolit.
