Serie A ka luajtur këtë mbrëmje një ndeshje. Lazio barazoi 0-0 në Bologna, në një ndeshje mjaft delikate.

Shanset do ishin të barabarta në pjesën e parë. Nga dy goditje në portë për secilën skuadër, por rrjetat mbetën të paprekura. Në pjesën e dytë, ekipet shfaqën dëshira të madhe për të shënuar, por sërish mbrojtjet kundërshtare ishin mirë të pozicionuara.

Titullar për lacialët ishte Elsi Hysaj. Të besuarit e Sarrit ndodhen në zonën Champions, në vendin e 3-të. Ndeshja e radhës për ta është në shtëpi, ndaj Romës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: