MAQEDONI E VERIUT

Për të dytën ditë radhazi Maqedonia e Veriut ka shënuar 3 viktima nga COVID-19. Sot ka pasur një rënie të lehtë të të infektuarve pasi u regjistruar 115 raste të reja me COVID-19.

Por ndërkohë të shëruarit ishin 225, teksa vetëm në Shkup 146 pacientë fituan betejën me COVID-19.

Rastet e reja u shënuan më shumë sërish në Shkup, 32 ndjekur nga Shtipi me 14, Gostivari me 11 dhe Tetova 10. 31 qytete maqedonase kanë ende raste aktive me COVID-19.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb