Fitorja ndaj Fiorentinës fundjavën e shkuar ka shtuar entuziasmin dhe njëkohësisht ka shtuar urinë në shtëpinë e “Djallit”, me Milanin që kërkon të ruajë kryesimin në kampionat edhe pas javës së 8. Të premten kuqezinjtë do të sfidojnë Pisën, një ndeshje që në letër duket e kalueshme për kryesuesit e kampionatit.
Kundër Fiorentinas, Giménez dhe Leão luajtën rol vendimtar. Me të dyja sulmuesit në fushë, skuadra kuqezi pati më shumë forcë në sulm: Leão shënoi golin e barazimit dhe fitoi penalltinë vendimtare, të cilën e shënoi po vetë.
Të dy lojtarët janë krejtësisht të plotësueshëm: Giménez do të jetë shënuesi kryesor, ndërsa Leão, që nuk do të veprojë më si qendërsulmues tradicional, do të ketë detyrën të lëvizë në gjithë vijën e sulmit duke përfituar kështu nga liria e tij për të shfaqur cilësitë e tij. Nuk është rastësi se Leão “u çlirua” (u zhbllokua) dhe kontribuoi me golat e tij për të kthyer rezultatin ndaj skuadrës së Piolit.
Ky konfigurim i ri mund të përdoret sërish në ndeshjen me Pisan. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane. ekziston mundësia që Giménez dhe Leão të startojnë nga minuta e parë në ndeshjen që do të luhet të premten në mbrëmje në “San Siro”, me teknikun Allegri që duket se kërkon ti jap sërish besim dyshes së tij sulmuese, aq më tepër kur vijon të ketë të padisponueshëm amerikanin Christian Pulisiç.
