ITALI Tërmetet që goditën Italinë qendrore, në mesnatën e të mërkurës dhe të enjtes, kanë shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët.

Gjate mbrëmjes së të enjtes rreth orës 19:00 janë shënuar serish lëkundje me magnitude 4.2 në zonën e Norcias, por pa të plagosur, pasi banorët në zonat, ku pati tërmete të forta vazhdojnë të qëndrojnë jashtë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë aspak të favorshme.

Kryetari i bashkisë së qytetit Vissa, një nga qytetet më të mëdha në rajonin e goditur, tha se dëmet më të mëdha janë shënuar në ndërtesat që qenë dëmtuar në tërmetin e 24 gushtit.

Qeveria italiane ka vendosur që të ndajë 40 milionë euro për rajonin e prekur dhe ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në gusht në këtë zonë. Qeveria përveç kësaj ka premtuar, që të gjitha ndërtesat e dëmtuara të rindërtohen.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb