TIRANE- Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti në vend. Qendra Europiane Sizmiologjike ka njoftuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 30 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundja është ndjerë në orën 13:24 me orën lokale me thellësi 10 km. Por ka pasur edhe lëkundje të tjera më të lehta. Goditje të forta pati gjatë paradites që shkaktuan panik tek qytetarët të cilët dolën në rrugë.

Sizmiologët kanë paralajmëruar se lëkundje do të ketë edhe në orët në vijim. Sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Sizmiologu Koçi: Janë regjistruar 50 lëkundje tërmeti
Ky fakt është konfirmuar edhe nga sizmiologu Rexhep Koçi. Ky i fundit në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se tërmeti i fuqishëm i orës 11:01 të pasdites së sotme është shoqëruar me 50 lëkundje të tjera. “Është e vërtetë që ka pasur një tjetër tërmet. Ngjarja kryesore e orës 11:01 është shoqëruar edhe me disa lëkundje të tjera. Siç ishte dhe kjo e fundit. Ishte me fuqi më të ulët. Mbi 50 goditje pas asaj që ishte më e fortë. Një ngjarje sizmike e kësaj kategorie shoqërohet me këto goditje. Kjo ngjarje do shoqërohet dhe disa orë të tjera me këto lëvizje. Por do vijë momenti kur do të shuhen këto lëvizja. Ata që janë afër qendrës së tërmetit te ndjenë më shumë”, tha sizmiologu Koçi.

termet prape

termetee
(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: