Një sulm i armatosur në një shkollë të mesme në provincën e Kahramanmaraş ka lënë të vdekur 4 persona dhe ka plagosur të paktën 20 të tjerë, sipas autoriteteve turke.

Ngjarja ka ndodhur brenda një institucioni arsimor, i cili është evakuuar menjëherë pas të shtënave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence.

Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se autori i sulmit ishte një nxënës i shkollës së mesme, i cili dyshohet se ka përdorur armët e babait të tij, një ish-oficer policie.

Sipas tij, sulmuesi kishte ardhur i armatosur rëndë dhe ka hapur zjarr në dy klasa, duke shkaktuar viktima mes mësuesve dhe nxënësve. Në total, 1 mësues dhe 3 nxënës kanë humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë plagosur.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se sulmuesi ka humbur jetën në vendngjarje pas sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: