Rrugët afër Shtëpisë e Bardhë përkohësisht janë mbyllur për trafik për shkak të një pakoje të dyshimtë, njofton shërbimi i fshehtë i SHBA-ve.
Zëdhënësja e Shërbimit të Fshehtë Nicole Manor ka thënë se pakoja është kontrolluar dhe nuk ka detaje për ndonjë problem, transmeton Reuters.
“Washington Post” më herët ka bërë të ditur se policia po e heton pakon e cila është gjetur në lindje të Shtëpisë së Bardhë.
Policia e Washingtonit në Twiter ka lajmëruar se rrugët janë të mbyllura në lindje të Shtëpisë së Bardhë por nuk ka zbuluar detaje tjera.
(e.s/BalkanWeb)
