Sërish probleme për Keidi Baren, me mesfushorin shqiptar që ka pësuar dëmtim.

Pas një mungese disa mujore, 27-vjeçari u kthye në fushë te skuadra e Zaragozës, teksa i kishin besuar edhe shiritin e kapitenit në duelin ndaj Tarazona, por Bare ka rezistuar në fushë vetëm 30 minuta, pasi shqiptari pësoi një tjetër dëmtim, duke u detyruar të lerë fushën.

Mesfushori ndjehu shqetësime në këmbën e tij. Për të mos rrezikuar më tepër, Bare u ul në tokë dhe kërkoi zëvendësim. Vendin e tij e zuri mesfushori Raul Guti. 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb