Situata epidemiologjike në Gjermani paraqitet alarmante.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 39, 676 raste të reja të infektimeve. Ndërsa 236 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se incidenca javore për 100 mijë banorë u rrit në 232,1.

Sakaq ekspertët shprehen të shqetësuar sepse nëse situata nuk do të ndryshojë, atëherë vendi mund të përballet me 100, 000 viktima të tjera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb