SHKODËR

Një tjetër sherr për shezlongët në plazh në Shqipëri, teksa “viktima” ka qenë një 64-vjeçar nga Shkodra. Tre persona e kanë kërcënuar, dhunuar dhe shkatërruar makinën, teksa një prej tyre është arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: