Një tjetër goditje për Endrik. Sulmuesi i ri brazilian i Real Madridit, i cili është jashtë fushave që nga mesi i majit për shkak të një dëmtimi në kofshën e pasme të këmbës së djathtë, pësoi një rikthim të lëndimit.

Sipas mediave, ai do të qëndrojë jashtë fushave për tetë deri në dhjetë javë të tjera.

Kjo mungesë e konsiderueshme do ta detyrojë atë të humbasë fillimin e La Ligës në gusht.

Pavarësisht problemeve të tij fizike dhe vetëm 37 paraqitjeve dhe shtatë golave që nga mbërritja nga Palmeiras, Endrick ka besimin e plotë të drejtuesve madrilen.

E ardhmja e Endrick me gjasë do jetë në Madrid, ndërsa e tashmja duket se kërkon durim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb