Teksa pritet një shtator i nxehtë për politikën, kanë nisur dhe takimet për koordinimin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga takimi mes tre liderëve, teksa me Bashën ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku. Ndërkaq burimet konfirmuan takimin dhe temat e diskutuara për “BW”.

Basha888
Basha888

Sipas tyre, Basha ka folur me aleatët e PD-së për listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve si dhe votimin elektronik. Po kështu një nga temat e rëndësishme ka qenë dhe vettingu në politikë, një prej kërkesave të vazhdueshme të liderit demokrat.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi i hapave që do të hidhen dhe qëndrimet e opozitës kundrejt maxhorancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb