Këtë të hënë nisi sesioni i ri Parlamentar që u shoqërua me tensione dhe debate të fortë mes opozitës dhe mazhorancë. Seanca zgjati më pak se 30 minuta. Që në nisje opozita ‘ndezi’ Kuvendin me debate, duke protestuar për praninë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në seancë.
Të ashpra kanë qenë qëndrimet e kreut të PD Sali Berisha i cili e konsideroi një provokim të kryeministrit Edi Rama dhe se me qëllim për të shkaktuar debate, ka sjellë Ballukun në seancë.
Deputetët e opozitës deri në përfundim të seancës bllokuan Foltoren. Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se po mbron një person të korruptuar dhe se Ballukun duhet të ja dorëzojnë drejtësisë.
Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla drejtuar opozitës i bëri thirrje që deri javën e ardhshme të bashkëpunojnë për Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, pasi në rast të kundër mazhoranca do të vijojë punën me ose pa opozitën.
Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.
Ora 17:14 – Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit
Ashtu siç edhe pritej seanca nisi me tensione. Deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren duke penguar vijimin e punës. Ndërsa Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij deputetët e opozitës kanë vijuar me zhurmë. Gjithashtu deputete opozitës kanë vijuar protestës për prezencën e Belinda Ballukut në sallë.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi teksa nisi fjalën e tij deputetët e opozitës kanë vijuar me kaos e zhurmë. Gjithashtu deputetë të opozitës kanë vijuar protestës për prezencën e Belinda Ballukut në sallë. Gazment Bardhi drejtuar Peleshit, theksoi se ka shkelur ligjin duke u bërë mburojë e një të korruptuareje. “Dorëzoja Ballukun drejtësisë ka thënë ai.
Ora 17: 27– Prania e Ballukut në seancë ‘ndez’ Kuvendin/ Bardhi: Hiqjani imunitetin, dorëzojani drejtësisë
Kuvendi është përfshirë nga debate dhe tensione që në nisje të seancës. Prania e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka sjellë edhe protestës e deputetëve të opozitës, të cilët kanë theksuar se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe duhet të ishte përballur me drejtësinë. Opozita e ka quajtur një provokim nga ana e mazhorancës.
Sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit. Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në sallë.
Gjatë fjalës së tij në videolive, Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu drejtuar: “Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”, u shpreh Berisha.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend është shprehur i qartë se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj pavarësisht qëndrimeve të opozitës. Balla nënvizoi se ftesa e Trump për Bordin e Paqes është një lajm i mirë për Shqipërinë duke shtuar se opozita sërish nuk i ndali akuzat në lidhje me këtë rast.
Kreu i Grupit Parlamentar të partisë së Lirisë deklaroi sot në foltoren e Kuvendit se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është një provokim nga ana e mazhorancës.
Blushi e cilësoi turp sjelljen e mazhorancës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi për të mos e kaluar në votim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe mosdorëzimin e saj para drejtësisë.
