Xherdan Shaqiri po zhvillon sezon fantastik te Basel, teksa ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 20 asiste. Trajneri i ekipit zviceran, Fabio Celestini, në një intervistë të dhënë për “blueëin.ch”, ka vlerësuar mesfushorin me origjinë shqiptare.
“Xherdani është jashtëzakonisht kualitativ dhe mendoj se është i lumtur. Ai është lojtar i lumtur në fushë.
Ai është i lirë, ai e di që ka dhjetë lojtarë të tjerë që vrapojnë për të. Kemi raport të shkëlqyer mes lojtarëve dhe mendoj se jemi ekip”- tha ai.
