Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj Interit në atë fitore 5-0, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar një asist.

Statistikat flasin në favor të tij, pasi në 16 prezenca në këtë kompeticion, Doue ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Ai u transferua në Paris një vit më parë nga Rennes, për një shifër që shkon tek 50 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb