Deputeti i PD Belind Këlliçi, i ftuar në studion e Neës24 u shpreh se PD vijon të denoncojë cdo ditë farsën elektorale të 11 majit, me zë e figurë.
Sipas tij, nisur nga kjo situatë, rikthimi në kuvend në sezonin e ri parlamentar të opozitës do të vendoset nga forumet e larta të PD.
“Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Këlliçi.
Ai theksoi se lajm i keq është djegia e mijëra hektarëve si pasojë e zjarreve por qeverinë e kryeministrin nuk e sheh pranë qytetarëve.
Belind Këlliçi: Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Vijojmë të informojmë partnerët ndërkombëtarë, ju shihni që kemi një qeverisje që do duhet të isjhte në krye të aksionit për zjarret, lajm I keq që janë djegur mijëra sipërfaqe dhe ju nuk keni parë kryeministrin të shkojë në zonat e dëmtuara..
Kryeministri do ti shkojë deri në fund tentativës për ti mbyllur gojën.
Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë.
(BalkanWeb)
