SARANDË

Pasditen e së enjtes ne Sarande u zhvillua mbledhja e komitetit te turizmit nga ministri Klosi ku moren pjese operatorë turistikë të qyteti bregdetar si dhe kryetarë të bashkive si dhe deputete. Ministri Klosi u shpreh se detyrë kryesore është menaxhimi i plazheve dhe pastrimi I tyre, duke respektur me rigorozitet masat ndaj COVID.

“Do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Shqetësimi është i të gjithëve. Ne na shqetëson shumë sezoni turistik 2020. Ne na shqetëson shumë se sa do të kemi mundësi, struktura hoteliere, struktura të menaxhimit turizmit dhe pastaj pushteti lokal dhe ne pushteti qëndror. Edhe biseda sot ka të bëjë me mënyrën e re të menaxhimit të plazheve, shkon në problematikën që kanë hotelierët shqiptarë”

Për deputetin e PS-së, Alket Hyseni e rëndësishme gjatë këtij sezoni mbetet respektimi i kushteve, ndërsa garantoi mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori.

“Meraku juaj për këtë sezon turistik është i madh, u është drejtuar deputeti Hyseni pjesëmarrësve në takim. Është për të falënderuar iniciativa për mledhjen e Komitatit Rajonal të Turizmit këtu në Sarandë. Kjo tregon për vëmendjen që ka Qeveria ndaj Sarandës, kësaj mbretëreshe të turizmit. Kushtet i dimë të gjithë. Do t’i përshtatemi kësaj situate për të vjelë më të mirën e mundshme” u shpreh ai.

Në fund te takimit ministri klosi shpërndau 70 çertifikata për pronarë hotelesh në zonen e Sarandes dhe Ksamilit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb