PRISHTINE- Bësimtarët myslimanë, të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre duke e djegur flamurin e ISIS. Aktivistët në Liban që e kanë nisur këtë sfidë, janë duke përdorur mediat sociale për të ndarë fotot dhe video të njerëzve, që i vënë zjarrin flamurit bardh e zi.

Kjo lëvizje nisi pas vrasjeve barbare që kreu ISIS, duke përfshirë edhe ato të gazetarëve të SHBA James Foley dhe Steven Sotloff. Sfida globale për djegien e flamurit të organizatës terroriste, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), është zhvendosur në Kosovë. Ka qenë Forumi i të rinjve të Partisë Demokratike, i cili ka vendosur që këtë akt ta kryejë para monumentit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeu. Një sfidë e tillë, kërkon t’i dëshmojë botës se myslimanët e vërtetë i dënojnë krimet makabre dhe terrorizmin e pashoq të xhihadisëve të ISIS.

“Me këtë aktivitet ne dëshirojmë të shprehim kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të organzatës ISIS e cila po bënë krime makabre. Ne në Kosovë jemi shqiptarë, i respektojmë fetë si pasuri tona kombëtare dhe në asnjë formë në shoqërinë tonë nuk do të mirëpriten rrymat ekstremiste fetare, që cenojnë paqen dhe tolerancën ndërfetare dhe ndërvëllazërore” tha Triumf Sadiku – kryetarë i RDK-së në Prishtinë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb