Kryeministri Edi Rama nga Brukseli dha mesazhet e tij të qarta për atë se ccka e pret vendin për t’i integruar në BE.
Në prani të Marta Kos dhe Ministres për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, Rama tha se sfidë e këtyre dy viteve do të jetë rishpikja e vetes.
“BE është bekim për një vend si i yni dhe për vende i si i yni në rajon, është bekim që vende si Iraku apo Afganistani se kanë pasur. Përmes BE-së ne mund të marrim dijen për të ndërtuar institucionet. Për të ndërtuar shtetin që jep dhe ofron për qytetarët e vetë. Kjo është e jashtëzakonshme. BE të jep mundësinë që të rishpikës veten si shtet, si vend. BE na ka ndihmuar si vend që të rishpikim veten. Sfida do të jetë që të rishpikim veten. Sfida jonë është që të rishpikim veten deri në fund. Kemi një ministri më vete vetëm për mjedisin.”, tha ai
