Juventus u mund 5-2 nga Galatasaray në ndeshjen e parë të Champions. Përveç trajnerit Spalleti, në konferencën për shtyp u shfaq edhe lojtari i bardhezinjve, Lloyd Kelly.
‘Fakti që do luajmë përballë tifozëve tanë në jep shumë besim e bindje -e dimë se në çfarë pozicioni jemi në këtë moment, e dimë që kemi një detyrë shumë të vështirë, por duhet të jemi gati për një ndeshje të tillë-këtë javë kemi punuar shumë, provuam disa situata. Duhet të hyjmë në ndeshje që në fillim fare. Ajo që dua të bëj unë është të mbaj një nivel të lartë. I dimë vështirësitë, por duhet të jemi gati’
