Champions League sot luan ndeshjet e fundit  të javës së pestë dhe në të gjitha grupet ka sfida të zjarrta pavarësisht se në shumicën prej tyre tashmë janë mbyllur llogaritë me kualifikimet.

Në grupin E, Sevilla dhe Chelsea të kualifikuara sfidojnë njëra tjetrën për kreun e grupit. Kjo ndeshje është vendimtare për të përcaktuar kush do e kapë vendin e parë teksa të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, nga 10. Sfida e parë në Londër përfundoi 0-0.

Në grupin F, Dortmund dhe Lazio një hap larg kualifikimit luajnë sot përplasen sot në një sfidë direkte edhe për vendin e parë. Gjermanët janë më të avantazhuar sepse luajnë në shtëpi dhe kanë një pikëmë shumë, por italianët kanë treguar se nuk falin në sfida vendimtare pasi në Romë fituan bindshëm 3-1.

Nga ana tjetër Barcelona sot udhëton në Hungari ku e pret Ferencvaros i Myrto Uzunit. Katalanasit kanë pikë të plota teksa 3 pikë mbrapa qëndron Juventus që e kërcënon. Sot bardhezinjtë presin Dynamo Kiev.

Më interesant është grupi H ku Manchester United ka kreun e grupit me 9 pikë dhe sot pret PSG me 6 pikë. Francezëve u duhen pikë sot në rast se nuk duan që Leipzig i cili ka po 6 pikë në rast fitoreje sot në Stamboll e kalon dhe më pas në ndeshjen e fundit pret Manchester United/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb