Liverpool do të përballet me Villareal të mërkurën në orën 21.00, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.
Le të shikojmë pak përballjet direkte. Anglezët dhe spanjollët janë përballur vetëm 2 herë mes tyre, në vitin 2016, në Europa League.
Villareal fitonte 1-0 me 28 prill falë golit të Adrian. Më pas, me 5 maj, Liverpool triumfonte 3-0. Golat, asokohe, shënoheshin nga Bruno, Sturridge dhe Lallana.

90 minutëshi i nesërm po pret me padurim nga tifozët. Sfida do luhet në Anfield dhe do gjykohet nga Marciniak.
(BalkanWeb)
