Sllovakia do të përballet me Kosovën, në kuadër të Play Off të Botërorit. Leo Sauer, 20-vjeçari sllovak i Feyenoord, ka folur për dardanët dhe për mundësinë për të luajtur në këtë kompeticion, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Do të jem i sinqertë, nuk di shumë për këtë kundërshtarë. Nuk e kam parë asnjëherë duke luajtur. Por Kosova e ka mposhtur Suedinë dhe të gjithë thonë se kemi kundërshtarë të vështirë. Kështu që duhet të përgatitemi mire.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës do të thoshte shumë për mua. Tashmë kam shijuar Evropianin dhe kam pasur përvojë dhe kujtime të mahnitshme”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb