Ekipi estonez i Nome Kalju do të përballet me Partizanin, në kuadër të turit të parë kualifikues të Conference League. Trajneri i kësaj skuadre, Nikita Andrev, analizoi kundërshtarin.
“Mendoj se nuk është një short i keq, pasi sezoni i tyre përfundoi në maj dhe fillon në gusht, ndërsa i yni është ende duke vazhduar. Kjo na jep njëfarë avantazhi.
Sigurisht që bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, ashtu siç janë të gjitha skuadrat atje. Presim një futboll luftarak. Mendoj se ata janë plotësisht të përballueshëm për ne. Prandaj, mund të jemi të kënaqur me shortin.
Për ne nuk ka ndonjë dallim të madh se kush do të vijë përballë. Qëllimi është të kalojmë raundin e parë dhe të jemi mes skuadrave favorite për raundin e dytë. Dhe pse jo, të kemi mundësi të mira edhe në raundin e dytë për të kaluar në të tretin. Po i presim ndeshjet me shumë emocion dhe entuziazëm.
Në Shqipëri, për shkak të nxehtësisë, kushtet atmosferike mund të jenë të vështira, por për këtë arsye do të përpiqemi të bëjmë gjithçka në shtëpi, që ndeshja jashtë të jetë shumë më e lehtë. Në ndeshjen e parë do të njohim kundërshtarin dhe nëse është e mundur, para udhëtimit do të bëjmë disa rregullime.
Në Kadriorg mbretëron një atmosferë shumë e mirë. Si lojtar, aty kam mundur ndër të tjerë edhe Crvena Zvezdën, kemi luajtur mirë edhe ndaj klubeve të Ballkanit. Mendoj se Kadriorg do të na shërbejë”.
