TIRANE 

“Bel Eve”, e para markë shqiptare për fëmijë një solli një sfilatë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim. Stilistja Suela Brahimllari në bashkëpunim me Altin Micin dhe Katerina Zoton përmes ngjyrave sollën koleksionin e ri për fëmijë. Katër kolesione të punuara me shumë dashuri parakaluan në pasarelë. Pjesë e kësaj sfilate ka qenë dhe aktorja e njohur shqiptare Eni Jani. E ftuar në emision “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në News 24 aktorja  dhe regjisorja Eni Jani tregon si u bë pjesë e këtij projekti, e cila në qendër të saj ka fëmijët. Ajo tregon se gjatë gjithë kohës ishte prapa kuintave dhe vetëm kur përfundoi pa se si gjithcka kishte shkruar shume mire dhe se ishte e kënaqur me punën e arrirë.

Një sflitatë që synon të kthehet e përvitshme. Këtë vit është viti i dytë i organizimit të saj dhe që angazhon fëmijët? Si u bërë pjesë e kësaj sfilate?

Rastësia, thjesht një bisedë me stilisten ose më saktë në Facebook ku ajo po më shprehte dëshirën për të bërë sfilatën e saj të parë me veshjet e saj. Duke shkëmbyer disa ide më pas ne u takuam, duke qenë se unë jam dhe shumë e ndjeshme tek pjesa e fëmijëve me pëlqeu shumë ideja e një sfilate të tillë. Une jam dhe vetë nënë e dy vajzave. Është një punë shumë e vështirë por që është burim energjie. Kur rri me fëmijët, ata më plotësojnë dhe më josh gjithmonë ajo pafajësia e tyre. Kështu që takohu njëherë, dy herë lindi ideja, ajo e kishte vendosur që do ta bëntë sfilatën, më dha disa ide të sajat. Në fillim ishte ideja që do të nxirrnim në sfilatë nënat më vajzat por mua më tërhoqi më shumë ideja e baballarëve në sfilatë me vajzat. Kjo ka qenë në sfilatën e parë ndërsa në të dytën nxorëm të sfilonin gjyshet me mbesat .

Të kthehemi tek sfilata e parë. Si shkuan baballarët në skenë?

Në menduam se do ta kishim të vështirë se ata më zor do bindeshin ndërkohë që ata ishin shumë të kënaqur që u erdhi kjo mundësi të sfilonin më vajzat e tyre. Është një kujtim shumë i bukur gjë që edhe Genci e ka me vajzat tona.

Eni Jani me vajzën

Untitled 10

Në sfilatën e dytë këtë vit u prezantua një tjetër koleksion?

Po i Suela Brahimllarit, ishin katër sfilata, e para ishte me fëmijët e “Shtëpisë së fëmijëve në Shkodër” , e cila ka qenë një emocion dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme me ata fëmijë. Ata ishin fëmijë me botë me shumë potencial por që më jepnin një përshtypje si “zog i trembur’. Kjo sfilatë i lumturoi, i çliroi, mezi prisnin që të vinin në prova. Eventi u hap me këtë sfilatë që iu vu emri ”Buqeta e gëzimit”. Ajo që më tërhoqi me shumë në këtë sfilatë ishte se gjatë gjithë sfilatës njerëzit ishin të përlotur. Dhe i gjithë ky koleksion iu dhurua atyre fëmijëve, ishte një emocion i madh. Ndërsa pjesa tjetër ishte një koleksion shumë i veçantë nga Suela, i frymëzuar nga mbretëreshat që ne kemi pasur, duke nisur nga mbretëresha Teuta, Xheraldina deri tek princesha Elia. Pra ishte një koleksion kushtuar mbretëreshave shqiptare. Ndërsa sfilata e tretë ishin mamatë dhe vajzat të cilat i kishin fustanet e njëjta. Kurse e katërta e cila mund të quhet dhe qershia mbi tortë, ishin gjyshet që sfilonin me mbesat e tyre.

Çfarë solli nga ana e modës ky koleksion, ku qëndroi në forma në ngjyra, në prerje?

Suela luan me të gjitha ngjyrat, nuk bën diferencime por ngjyra e pastelit dominonte më shumë. Kishte edhe ngjyra të forta, si e kuqja. Suelës i pëlqen të punojë dhe me detajet,me lulet të cilat i punon vetë. Por edhe aksesorët janë shumë të rëndësishëm në punimet e saj, si kapelet, kapuçët etj.

Një moment shumë i veçantë i sfiltatës janë dhe personazhe VIP të ftuar

Këtë vit të ftuarit VIP ishin më shumë dhe këtë viti sfilova dhe unë me vajzën time, ishte moment i minutës së fundit. Një prind nuk vinte dhe stilistja kishte një fustan të cilin donte ta prezantonte patjetër dhe më tha mua që ta vishja dhe madje më përshtatej në trup. Unë dola e sfilova me vajzën time të vogël.

Po fëmijët sa e shijuan ata këtë sfilatë?

Fëmijët u kënaqën shumë, ata donin të rrinin në pasalelë, vetëm të sfilonin dhe thonin “Të dal sërish unë”. Ishte dhe e vështirë sepse fëmijët nuk janë mësuar me pjesën e disiplinës së punës por është një gjë që menaxhohet. E bukura në fund është ajo finalja që ti shijon dhe merr.

U bë viti i dytë i një sfilatë të tillë, mendon që mund të kthehet në një ngjarje të përvitshme për fëmijët?

Ajo e ka krijuar rutinën dhe jam e bindur që kjo do të jetë një ngjarje e përvitshme për fëmijët dhe gjithmonë do të jemi në kërkim të këtyre ideve që gjërat të kenë sa më shumë emocion brenda dhe fëmijët të marrin një lloj kënaqësie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb