Drejtuesi i Nismës Thurrje, Endri Shabani, i ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se SPAK po e dëmton Ramën.

Sipas tij, SPAK po heton përditë edhe oligarkë edhe anëtarë të grupeve kriminale.

Endri Shabani: SPAK po e dëmton Edi Ramën. Të paktën dy oligarkë janë nën hetim. Grupet kriminale ose janë arrestuar nga SPAK ose janë hetuar. Është mafie e madhe, nuk është kollaj, nuk çmontohet brenda natës, është betejë që nuk është bërë për 34 vite.

Ndërkombëtarët kur janë kundër grupit të zjarrvënësve, nuk do të thotë se janë kundër opozitës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: