Shakira e përjetoi shumë keq kur zbuloi se Gerard Pique e tradhtoi atë ndërsa babai i saj ishte në kujdes intensiv.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar pasi u zhyta në trishtim për shkak të ndarjes sime”, tha këngëtarja për People en Español për babain e saj, William Mebarak Chadid, në kopertinën e saj të botuar të hënën.

Shakira shpjegoi se babai i saj 91-vjeçar ishte plagosur rëndë pasi u rrëzua gjatë kungimit të parë të djalit të saj Milan.

“Gjithçka ndodhi menjëherë,” kujton ajo. “Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në kujdes intensiv.”

Shakira nuk mund të shkonte tek i ati, të cilin ajo e konsideron “mikun e saj më të mirë”, për këshillat që i duheshin aq shumë në atë kohë.

“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, tha ajo.

Tani që Chadid po shërohet, këngëtarja vlerësoi rezistencën e tij – si dhe martesën e gjatë me nënën e saj, Nidia Ripoll Torrado.

“Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi”, shtoi Shakira për Milanin, 10 vjeç dhe Sashan, 8 vjeç.

Ndërsa Piqué vazhdon lidhjen me Clara Chia Martin, Shakira thuhet se është në fazat e hershme të njohjes me garuesin e Formula 1, Lewis Hamilton.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: