Teksa të gjithë po flisnin për një ndarje të mundshme mes Shakirës dhe Gerard Piques, ky i fundit publikoi një fotografi të bashkëshortes me fëmijët.

Mirëpo, edhe pse kjo besohet se është bërë për të mbuluar gjurmët, mediat nuk qëndruan rehat dhe hulumtuan më tej.
Aktualisht thuhet se çifti eshte në një krizë edhe pse askush nuk e ka marrë guximin ta konfirmojë këtë gjë.
Se fundi aludohet se Shakira e ka tradhtuar Pique me pilotin e motorëve, 22-vjecarin Ferran Cardus, i cili është pjesë e trupes në klipin e këngës së saj më të fundit.
Mbetet të shihet nëse Pique është ndarë nga gruaja, apo cdo gjë qe thuhet është vetëm thashethem i mediave spanjolle.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: