E ardhmja e Shani Tarashaj merr një tjetër rrjedhe brenda pak muajsh. I transferuar me shumë bujë vetëm në merkaton e janarit nga Grasschoppers tek Everton për një shumë prej rreth 5 milionë eurove, Shani Tarashaj “braktis” shumë shpjet Premier League.
Ditën e sotme klubi i Eintracht Frankfurtit ka bërë zyrtare kalimin e Tarashajt në formë huazimi. Sulmuesi nga Prishtina nuk arriti të gjente hapësira tek anglezët e Everton, kalimi në Bundelisgë duket një mundësi e mirë për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Tarashaj është një emër i njohur, i diskutuar mbi të gjitha për mos afrimin e tij në përfaqësueses shqiptare. Tarashaj zgjodhi të vazhdoj përfaqësimin e tij tek Zvicra, duke theksuar se kushtet e vendosura nga FIFA nuk i jepnin mundësi të aktivizohej as për Kosovën.
(er.shk/BalkanWeb)
