NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
2 gota miell misri
2 tufa qepë të njoma
600 gr spinaq, pazi, labot
2 hudhra të njoma
4-5 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
2 gota qumësht
Kripë
Pergatitja
Lajmë dhe pastrojmë mirë jeshilllëqet dhe i grijmë hollë. Gjithashtu presim hollë hudhrat dhe qepët e njoma. I bashkojmë të gjitha në një tas duke shtuar kripë, 3 gota qumësht dhe 4-5 lugë vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në një tavë. Në fund vendosim disa copëza gjalpi të shpërndara në të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 – 200 gradë Celsius për 45 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: