Një konflikt për motive të dobëta ka alarmuar Policinë e Vlorës. Ndryshe nga rastet e zakonshme, këtë herë përplasja ka ndodhur mes dy grave.

Sipas informacioneve paraprake, dy femrat janë konfliktuar me njëra-tjetrën me sharje, britma dhe grushte, duke shkaktuar tension në zonë.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur qetësimin e situatës dhe ndërprerjen e konfliktit.Të dyja gratë e përfshira janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po merren në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb