Autoritetet kineze në provincën Heilongjiang kanë zhvilluar një operacion të kontrolluar për thyerjen e akullit në lumin Amur, në kuadër të masave vjetore për parandalimin e përmbytjeve.
Operacioni u krye në një segment mbi 11 kilometra të gjatë në kufirin me Rusia, ku ekspertët shpuan rreth 860 vrima në shtresën e trashë të akullit dhe vendosën eksplozivë për ta copëzuar atë në pjesë më të vogla.
Shpërthimet e kontrolluara çanë akullin masiv, duke nxjerrë në sipërfaqe copa të mëdha të shoqëruara me kolona uji, një pamje që sinjalizon nisjen e sezonit të pranverës në rajon.
Kjo praktikë zbatohet çdo vit nga autoritetet kineze për të parandaluar krijimin e “digave të akullit”, të cilat mund të bllokojnë rrjedhën e ujit dhe të rrisin ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve në zonat e banuara gjatë shkrirjes së akullit. Përveç reduktimit të rrezikut nga përmbytjet, operacioni ndihmon edhe në rikthimin e lundrueshmërisë së lumit, duke lehtësuar transportin dhe aktivitetet ekonomike në këtë zonë kufitare.
China is accelerating the arrival of spring and the start of river navigation on the Amur River bordering Russia, by blowing up 11 kilometers of thick ice. pic.twitter.com/pFoPnq9sa3
— Sprinter Press (@SprinterPress) April 8, 2026
