Gjiganti i shitjeve në internet ”Amazon” ka tërhequr mbi një milion produkte nga dyqani i tij në internet, shitësit e të cilit pretendonin se ishin mbrojtës apo edhe kurativ ndaj koronavirusit.

Ai ka hequr edhe mijëra artikuj, çmimet e të cilave ishin fryrë artificialisht.

Kompania monitoroi rritjen e çmimeve, të ndaluara përtej një kufiri të caktuar nga politikat e kompanisë dhe çdo pretendim të rremë si me metodat manuale ashtu edhe automatike.

”Amazon” nuk dha një listë të produkteve të kaluara si kurativë, por ditët e fundit duke kërkuar ”coronavirus” në faqe ishte e mundur të gjesh, përveç maskave dhe dezinfektuesve, edhe mjete të rreme shumë të njohura në rrjetet sociale, siç janë vitaminat C.

“Nuk ka vend në ‘Amazon’ për këto transaksione çmimesh. Politikat e kompanisë na lejojnë të heqim produktet që dëmtojnë besimin e përdoruesit”, theksoi një zëdhënës i kompanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb