UASHINGTON– Presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojë sot emërimin e Ashton Carter në krye të Pentagonit duke zëvendësuar Chuck Hagel, theksoi një zyrtar amerikan.

I njohur për spontanitetin e tij në të folur, Carter, 60 vjeç, është një njohës i mirë i mistereve të Pentagonit dhe ka qenë numri dy i Pentagonit në vitet 2011-2013.

Shtëpia e Bardhë njoftoi 10 ditë më parë largimin e Chuck Hagel duke këmbëngulur mbi nevojën e një rinovimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb