Çmimet globale të naftës shënuan rritje të ndjeshme mëngjesin e së hënës në tregjet aziatike, në një klimë të tensionuar gjeopolitike mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Reagimi i tregjeve erdhi pasi presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-të kanë ndaluar dhe sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Situata u tensionua edhe më shumë pasi Teherani njoftoi të shtunën se do të mbyllë sërish Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, duke paralajmëruar se çdo mjet lundrues që i afrohet do të jetë objektiv.
Si pasojë, kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.74%, duke arritur në 94.66 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 5.6%, duke shkuar në 88.55 dollarë për fuçi.
