Avionët amerikanë dhe britanikë goditën të shtunën 18 objektiva të lëvizjes Houthi në Jemen. Reagimi vjen ndërsa grupi militant, që mbështetet nga Irani, i ka shtuar sulmet ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Javën e kaluar një sulm me raketa goditi një anije mallrash duke shkaktuar zjarr në bord.

Duke folur në kushte anonime, zyrtarët thanë se avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë goditën objektiva në tetë zona të ndryshme, duke vënë në shënjestër raketat, dronët, platformat lëshuese dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të grupit terrorist.

Kjo është hera e katërt që nga 12 janari që ushtria amerikane dhe britanike ndërmarrin operacione të përbashkëta kundër rebelëve Houthi.

Por ushtria amerikane ka zhvilluar sulme pothuajse të përditshme kundër lëvizjes Houthi, në përpjekje për të mbrojtur anijet e mallrave nga sulmet me dronë dhe raketa.

Sulmet amerikane kanë vënë në shënjestër platformat lëshuese të raketave të grupit terrorist ndërsa rebelët përpiqen dëmtojnë transportin detar në Detin e Kuq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb